Tragjedia u shmang, por jo dëmet e shumta: Pasojat e zjarrit të shkaktuar nga kompresori i ‘Eco Market’ te Komuna e Parisit (VIDEO)

Dëmet që la pas zjarri i datës 25 janar në një kompleksin “Kika1” në Komunën e Parisit janë të konsiderueshme. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një kompresor i vendosur nga “Eco Market” në parkimin e pallatit jashtë çdo parametri teknik, teksa banorët bëjnë thirrje që të merret çdo masë e nevojshme që kjo situatë të mos përsëritet.

Dy ditë pas flakëve të zjarrit, ende po kryhen punime për riparimin e parkimit të pallatit ku ishte vendosur kompresori i frigoriferit të “Eco Market”.

Pjesa më e madhe e apartamenteve që u prekën nga zjarri janë momentalisht të pajetueshme.

Për banorët, problematikë ngelet mungesa e shkallëve të emergjencës apo kushteve të tjera teknike të mbrojtjes nga zjarri.

Banorët ngrenë shqetësimin se nuk duhet të lejohen vendosja e kompresorëve në parkimet e mbyllura të automjeteve, pasi një shkëndijë elektrike mund të rezultojë fatale në kushtet kur dhjetëra familje strehohen në këto pallate.

Sipas ligjit për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin të vitit 2015, punonjësit e inspektimit vendor të mbrojtjes nga zjarri kanë detyrimin të inspektojnë çdo lloj objekti, instalime të ndryshme, magazinime dhe mbajtje të mallrave, materialeve dhe dokumentacioni përkatës, që kanë të bëjnë me sigurinë nga zjarri.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Përfundimi i hetimeve do të zbardhë nëse ishin kryer apo jo inspektime paraprake, dhe nëse kemi të bëjmë me një fatkeqësi të pashmangshme apo marrja e masave paraprake mund ta kishte parandaluar./ Voxnews/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us