ZYRTARE/ 4 milionë euro, Mario Mitaj i jep fund huazimit në Arabinë Saudite

Mario Mitaj i ka dhënë fund huazimit të tij në Arabinë Saudite te Al Ittihad. Kjo për shkak se klubi arab e ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Vetëm 4 milionë euro ka paguar Ittihad te Lokomotiva e Moskës, me klubin rus që zotëronte kartonin e futbollistit deri më sot. Ndërkohë që Mitaj ka firmosur me arabët një kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Kujtojmë se 21 vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën e tij në Athinë me skuadrën e AEK, për të kaluar më pas në Rusi te Lokomotiva e Moskës. Ndërkohë që në aventurën aktuale me Ittihad, Mitaj është kthyer në protagonist kryesor

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us