VIDEO/ Vora i falët Hasajt në Burrel, Flamurtari vijon të ndjekë në renditje “blutë” kryesues

Vora ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Burrelin me rezultatin vendimtar 1-0 fale golit të Francesco Hasajt. Këto tre pikë e mbajnë skuadrën “blu” në krye të Kategorisë së Parë me dy pikë larg ndjekësit më të afërt. Ndërsa Burreli pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit.

Gjithashtu dhe Flamurtari ka triumfuar në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin e pastër 3-0, duke ndjekur ekipin e Vorës me dy pikë më pak në renditje. Nga ana tjetër, lagunarët ndodhen një vend sipër zonës së ftohtë, me shtatë pikë larg.

Gjithashtu dhe Besa ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Kukësit me rezultatin e ngushtë 2-1. Kavajasit ndodhen në vendin e tretë të tabelës së Kategorisë së Parë me gjashtë pikë larg Flamurtarit. Ndërsa verilindorët ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes me 7 pikë larg Lushnjes së një vendi më sipër.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Burreli 0 – 1 Vora (Hasaj 82′)

BURRELI: Dani, Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Rrapi, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rossi Francino, Joel Osikel. Trajner: Ditmar Bicaj.

VORA: Ruci, Ismaili, Tabaku, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Ruzgis, Dalipi, Imami, Bajramaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.

82’ GOL VORA! Realizon Francesco Hasaj për skuadrën e miqve

Besa 1 – 1 Kukësi (Greca 74′ / Hilaj 77′)

BESA: Mehidri, Greca, Carvalho Nonato, Abdulai, Burja, Indio Oliveira, Spahiu, Stafa, Frashëri, Rodrigo Migone, Goxha. Trajner: Emiliano Çela.
KUKËSI: Dervishaj, Lamellari, Yusuf, Bircaj, Hilaj, Oliver Thomas, Badjie, Selita, Sefa, Danaj, Okonkwo. Trajner: Alfred Allamani.

Lushnja 0 – 3 Flamurtari (H.Marku 12′, Oshafi 53′, Batha 72′)

LUSHNJA: Alimuçaj, Hida, Deliaj, Korreshi, Ulluri, Camko, Kamissoko, Hyseni, Olola, Kouassi, Meta. Trajner: Erion Xhafa.
FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Kacbufi, Batha, Trashi, Oshafi, Marku, Janku, Ahmetaj, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

71’ GOL FLAMURTARI! Idi Batha realizon të tretin për vlonjatët nga pika e bardhë

53’ GOL FLAMURTARI! Oshafi dyfishon për vlonjatët

12′ GOL FLAMURTARI! Shënon Herald Marku.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us