Lajm i mirë nga Anglia për Armando Brojën, ka shpresë për Sylvinhon dhe Evertonin! Zbuloni pas sa javësh do të rikthehet sulmuesi

Lajme të mira vijnë nga Anglia për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mund të riktehehet në fushën e lojës më shpejt seç ishte parashikuar në fillim. Pas analizave të fundit mjekësorë është mësuar se rikuperimi i Brojës ka shkuar mirë dhe kjo jep shpresë se 23-vjeçari do të jetë i gatshëm shumë shpejt.

Mendohet se Broja do të mund të luajë pas 6 javësh, afërsisht i bie të jetë i gatshëm nga mesi i muajit mars. Padiksutim ky lajm gëzon Sylvinhon dhe drejtuesit e Evertonit.

Kjo pasi sulmuesi mund të jetë i gatshëm të kontribuojë për Kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që nisin në muajin mars, saktësisht ndaj Anglisë me 21 mars. Gjithashtu do të jetë i gatshëm për skuadrën nga Liverpool në pjesën më delikate të sezonit, për të dhënë edhe ndihmën e tij në garën për të mbijetuar në Premier League.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Shanset janë të mëdha dhe tashmë shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us