Nga supersfida PSG – Monaco, te Bayern, Juventus dhe Manchester United, njihuni me duelet e sotme më interesante në Europë

Mbrëmja e sotme pritet të jetë mjaft interesante me ndeshjet që do të zhvillohet në Europë. Sfida mjaft të bukura do të ketë duke filluar nga Anglia, në Francë, Itali e Gjermani.

Pikërisht në Bundesligën gjermane do të luhet ndeshja e parë e javës së 21. Bayern Munich do të presë në shtëpi Werder Bremen. Në krahun tjetër, në fazën e 1/16-ave FA Cup, Manchester United do të kërkojë kualifikimin kundër një rivali serioz si Leicester.

Supersfidë e mbrëmjes së sotme është ajo e Ligue 1 të Francës, mes Paris Saint-Germain dhe Monaco. Po në të njëjtën ligë edhe Brest do të luajë përballë Nantes. Ndërsa ndeshja e vetme e sotme në Serie A, është ajo mes Comos dhe Juventusit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Ndërsa sfida e vetme e LaLiga spanjolle mbrëmjen e sotme do të jetë Rayo Vallecano – Valladolid.

FA Cup/ Manchester United – Leicester

Ligue 1/ Nantes – Brest & PSG – Monaco

Bundesliga/ Bayern Munich – Werder Bremen

Serie A/ Como – Juventus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us