Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për Grupin A dhe javën e 14-të. Në këto 4 sfida të zhvilluara sot, u shënuan 9 gola.
Naftëtari triumfoi pastër në transfertë përballë ekipit të Murlanit. Skuadra e Naftëtarit fitoi 0-2 me dy golat e shënuar nga Serna Garcia. Në krahun tjetër, Gramshi u mposht në shtëpi nga Luzi.
Në dy ndeshjet e tjera, Basania barazoi me Tërbunin me rezultatin 1-1. Kurse Albanët pësuan humbje në shtëpi, duke u përmbysur nga Sopoti. Skuadra nga Librazhdi fitoi 2-3.





