U transferua në ligën e Arbër Hoxhës, Gattuso i shkakton humbjen e parë sulmuesit shqiptar

Është luajtur ditën e djeshme në Kroaci takimi midis Hajdukut dhe Varazdin. Shqiptari i miqve është mposhtur nga klubi i drejtuar nga Gattuso.

Vendasit e teknikut italian triumfuan 1-0 falë golit të Livajas dhe kështu morën 3 pikë ndaj ekipit të ri të Atdhe Mazarit. 23 vjeçari produkt i Shkëndijës së Tetovës përjetoi humbjen e parë në aventurën e re në ligën kroate. Sulmuesi shqiptar u transferua te NK Varazdin këtë merkato pas mbylljes së eksperiencës në Shkup te Rabotnicki.

Takimi ndaj Hajduk Split ishte sfida e dytë ku ish-i i Strugës aktivizohet që nga mbërritja në ligën e Arbër Hoxhës. Liderët e HNL ia dolën kundrejt Mazarit duke mbetur në pozitën e parë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi prezantohet te Dinamo

Atdheu hyri në lojë në minutën e 79-të. Sulmuesi shqiptar me numrin 26 luajti 20 minuta në disfatën ndaj ekipit të Rakitic, legjendës së futbollit kroat.

U transferua në ligën e Arbër Hoxhës, Gattuso i shkakton

Mazari kundër Hajduk Split

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us