Besiktas hidhet në sulm, “ylli” i Gjermanisë pret biletën për t’u bashkuar me Ernest Muçin

Besiktas është duke negociuar me një lojtar mjaft të rëndësishëm nga Gjermania. Së shpejti, Ernest Muci dhe Milot Rashica mund të bëhen kolegë me një nga “yjet” e Panzerave.

Bardhezinjtë nga Stambolli po vazhdojnë operacionin përr të siguruar Florian Neuhaus. Futbollisti aktivizohet në radhët e Borussia Monchengladbach, ish-klubi i Granit Xhakës.

Mesfushori i qendrës ka shumë aftësi dhe përdorim efektiv të topit. Kjo ka tërhequr vëmendjen e klubi turk për të marrë shërbimet e tij.

28 vjeçari ka kontratë me klubin e Bundesliga deri në vitin 2027 dhe është një talent premtues pas 2 golave në 10 paraqitje për Gjermaninë. Legjionari dhe dardani i turqve mund të përforcohen me një lojtar kalibri për të sjellë trofe në anën e majtë të Bosforit.

Lajme të tjera |  Ndarja nga jeta e Diogo Jota, reagon edhe Armando Broja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us