Barazimet “vrasin” Partizanin, të kuqtë “humbin” kontaktet me kreun

Partizani arriti të barazonte vetëm në limite ndaj Tiranës, me derbin që u mbyll 1-1. Për të kuqtë ky barazim ishte shumë i rëndësishëm, pasi ishin në disavantazh që në pjesën e parë. Por jo vetëm kaq, pasi kjo mban edhe pathyeshmërinë e të kuqve ndaj rivalëve të tyre.

Por nëse i hedhim sytë nga tabela e klasifikimit, kryeqytetasit kanë 3 ndeshje pa fitore, duke marrë 3 barazime radhazi. Pikë të lëna rrugës, që sigurisht “dhembin” shumë.

Kjo pasi Egnatia kryesuese ka nisur “marshimin” drejt titullit të dytë radhaz. Rrogozhinasit kryesojnë me 45 pikë, 5 më shumë se Partizani. Këto të fundit kanë 3 pikë më pak se Vllaznia e vendit të 2-të, ndërsa 1 pikë më shumë se Dinamo e vendit të 4-të.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I doli emri te Tirana, klubi reagon për Ditmar Bicajn: Dy palët ranë në koncensus

Sfida e radhës për “Demat” do të jetë shumë e rëndësishme dhe mjaft delikate. Kundërsjtari i tyre është Egnatia kryesuese dhe sfida me tyre do të jetë një duel direkt. Të kuqtë synojnë fitoren për të shkurtuar diferencat mes tyre. 90-minuta mjaft të luftuara mes tyre dy ekioeve pretendente për titullin në këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us