Dinamo Zagreb ka shënuar fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Sibenik. Protagonist dhe “hero” kaq enë legjionari Hoxha në këtë sukses të koratëve.
Në ligën kroate, Arbër Hoxha ka arritur të çmend komentatorin. Shqiptari shënoi një prej 3 golave dhe asistoi të fundit. Paraqitja spektakolare ka bërë që edhe njeriu i komentit të bërtasë me të madhe mbiemrin shqiptar.
Në video shihet se si Arbër Hoxha driblon mjaft bukur, po jo vetëm aq. Sulmuesi kuqezi ka dhënë dhe një pasim për në zonë mjaft inteligjent duke gjetur Baturinën zbuluiar që nuk gaboi dhe shënoi.
Lojtari i kombëtares sjellë adrenalinë në zërin e komentuesit, i cili në gjuhën slllave veçse “Hoxhaaaa” thotë edhe fjalë pozitive për anësorin që krijoi praktikisht golin.
Në Kroaci të gjithë e duan “Arbri”, i cili është në formën më të mirë që para nisjes së pjesës së dytë të sezonit. Në miqësore, lojtari i Zagreb po jepte shkëndija që tashmë dhe në ndeshje zyrtare po përkthehen në statistika eksepsionale për futbollistin e Sylvinhos.
Komentimi i asistit të Hoxhës