“Jam në pozitë të vështirë”/ Majko: Veç fëmijës, të gjithë familjarët e Veliajt kanë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko komentoi arrestimin e kolegut të tij, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Në një replikë me kryedemokratin Sali Berisha, Majko tha se edhe pse në pozitë të vështirë, socialistët nuk kanë sulmuar as Prokurorinë e Posaçme dhe as kreun e institucionit, Altin Dumani. Ai tha se ndihet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe publikut, por jo përballë opozitës

“Si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj. Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit. E dëgjoj shpesh që thoni ‘radha jonë”, nuk është radhë kosi as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim,”-tha Majko.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

SPAK ka prerë sot urdhërarresti për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në pranga është edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa e shoqja e Veliajt, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Po sipas SPAK, paratë janë përdorur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Nën hetim është edhe deputetja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us