Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të përballet me drejtësinë, duke pretenduar se akuzat që ka ngritur SPAK ndaj tij janë të padrejta.
Gazetarja Anila Hoxha tha se kur agjentët e BKH-së hynë sot në Bashkinë e Tiranës u përballën me rezistencën e rojeve por edhe stafit që ndodhej aty. Në këtë moment, sipas saj, Veliaj ka ndërhyrë duke u kërkuar t’i lejojnë që të kryejnë detyrën.
Më pas ata kanë kryer shoqërimin e Veliajt drejt Bllokut të Sigurisë.
“Kanë shkuar agjentët e BKH-së aty, dhe kanë hasur në zyrtarët e Bashkisë së Tiranës . Dhe Veliaj ka ndërhyrë duke thënë “lerini të bëjnë detyrën”. Mund të ishte arratisur, por ka qëndruar. Më pas ka hyrë në makinë…Veliaj është shoqëruar menjëherë nga ambientet e Bashkisë së Tiranës, drejt bllokut të sigurisë, një ambient i hapur që dërgohen të gjithë të arrestuarit. Aty edhe do të presë, më është konfirmuar që edhe masa e sigurisë, diskutimet janë që të ndodhë ditën e mërkurë”, tha gazetarja Hoxha në “Top Story”.