ZYRTARE/ Jo vetëm afrime, klubi i Serie A largon dy lojtarë

Como ka qenë një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dimërore. Klubi i Serie A afroi lojtarë si Marco Sala, Mërgim Vojvoda, Dele Alli, Álex Valle, Osian Roberts dhe Jonathan Ikoné.

Ditën e sotme, Como ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me dy futbollistë. Mesfushori 32-vjeçar, Daniele Baselli dhe ai 26-vjeçar, Moutir Chajia nuk do të jenë më pjesë e Comos.

Tashmë dy lojtarët dalin në tregun e transferimeve si lotjarë të lirë, në pritje të ofertave që do t’i kënaqin. Në krahun tjetër, klubi italian synon qëndrimin në Serie A, teksa është paralajmëruar një merkato verore “bombastike”.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us