Berisha: Rama ka fshirë fotot me Alex Soros, Blinken e Yuri Kim. Po i ndodhi gjë Veliajt, ai do mbajë përgjegjësi personalisht

Sali Berisha tha në seancën e sotme se kryeministri Rama është damkosur përfundimisht si kukulla e Xhorxh Sorosit.

Ai kërkoi që ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të fondacionit dhe organizatave të Xhorxh Sorosit duhet sjellë në parlament me urgjencë dhe të votohet.

Berisha tregoi gjithashtu disa dokumente që sipas tij janë lënë pa u futur në dosjen ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Sipas tij, Rama po kërcënon me jetë Erion Veliajn.

“Vijoj kërkesën time që Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndalë cddo presion ndaj të burgosurit Erion Veliaj të cilin uroj ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë.

Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces ndaj Veliajt, Velicës, prokurorëve e gjyqtarëve, do përgjigjet personalisht Edi Rama.

Le t’i fshjë 100 herë fotot e Yuri Kim, Alex Soros dhe Blinken në mediat e tij. Rama është damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Xhorxh Sorosit.

Ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fondacionit të tij dhe ndalimin e të gjiitha organizatava sorosiane që të kenë çdo bashëpunim me çdo insittucion shtetëror është një emergjencë.

Duhet të sillet këtu e të votohet. Ku është Klotilda, ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Po t’i fuste prokurori edhe këto, Velica do ia kalonte edhe Lajla Asadit që iku në Moskë”­ – tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us