Arabia Saudite dhe rinovimi, Vinicius nis punën për të ardhmen

Arabia Saudite vazhdon të jetë një pistë e mundshme për Vinicius Jr. Milionat arabë vazhdojnë ta tundojnë brazilianin.

Largimi i tij nga Real Madrid mund të ndodhë në merkaton e verës dhe për këtë te madrilenët kanë filluar të marrin masa. Fillimisht do t’i ofrojnë sulmuesit rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe më pas do të shikojnë se çfarë do të ndodhë me të.

Në fakt 200 milionë eurosh në sezon për 5 vite do të tundonin çdo futbollist, por gjithsesi largimi nga klubi më i mirë në botë duket e vështirë. Sipas “As” bëhet me dije se palët janë në hapat e parë për rinovimin.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Përfaqsuesit e Vinicius kanë përpiluar një listë me kërkesa për Florentino Perez, që kërkojnë që të plotësohen dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Krerët e klubit nuk dëshironë të ketë luhatje të mëdha në pagesë me yjet e tjerë të ekipit që janë më të paguarit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us