Pas bisedës së presidentit Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin, Ukraina po bëhet gati për shkëmbimet e mundshme të territoreve për t’i dhënë fund luftës.
Kievi është i etur të shkëmbejë territoret që ka pushtuar që nga gushti i kaluar në rajonin Kursk të Rusisë jugore për zonat ukrainase që Rusia i ka pushtuar, siç deklaroi vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky disa ditë më parë. Moska e ka hedhur poshtë një perspektivë të tillë, duke u shprehur se ndodhet në krye zonave dhe ka nëj fuqi ushtarake atje, por nuk ka arritur të dëbojë ukrainasit nga rajoni gjysmë i pushtuar në Rusinë jugperëndimore për gjashtë muaj të tërë, pavarësisht futjes së trupave nga Koreja e Veriut.

Tani ukrainasit po studiojnë shkëmbimet ideale për ta në një ofertë të mundshme në tryezën e negociatave ku Donald Trump dëshiron të sjellë menjëherë Kievin dhe Moskën, drejtpërdrejt ose përmes kontakteve të ngushta.
Zelensky nuk përmendi në mënyrë specifike rajonet kur propozoi shkëmbimin e tokës, pasi pikëpamja e Kievit se ku duhet të jepet përparësi gjatë negociatave nuk është qartësuar ende.
Siç është raportuar sot, në një raport të mirëinformuar nga agjencia ukrainase e lajmeve RBC Ukraina, ka opsione të ndryshme. Për shembull, një prioritet mund të jetë shkëmbimi i rajonit të Kurskut me termocentralin bërthamor në Zaporizhia, i cili luajti një rol të rëndësishëm në rrjetin e Ukrainës dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Një tjetër opsion janë zonat e pushtuara nga pushtuesit në rajonin e Kharkiv, në Ukrainën veriore dhe jo shumë larg Kurskut, si dhe Kinburn Spit, e cila është e vetmja zonë e pushtuar e rajonit të Mykolaiv, në jug të Ukrainës, afër Khersonit. Të dy këto rajone nuk u shpallën nga Kremlini si “të aneksuar dhe të përfshirë në Kushtetutën e Federatës Ruse”.