Ofertë nga Brazili për Silvinjon, presidenti i Botafogos flet me video me trajnerin kuqezi

Paçka se ka një kontratë me kombëtaren shqiptare të futbollit deri në dhjetorin e këtij viti, pra për fundin e kualifikueseve të Botërorit 2026, trajneri Sylvinhoështë i kërkuar në treg.

Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon.

Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian.

Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në “pole-position” për rolin e trajnerit të Botafogos është Roberto Mancini.

Botafogo vazhdon kërkimin për një trajner të ri që nga largimi i Artur Jorge, kampion i Copa Libertadores dhe kampionatit brazilian me ekipin nga Rio de Janeiro.

Më parë Sylvinho ka qenë trajneri i Corinthians, rivalit të Botafogos.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us