Zbulohet shoku i dhomës së Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit ku do të qëndrojë për periudhën e gjykimit të tij.

Veliaj është akomoduar në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Ndërkohë që në ambientet e paraburgimit të Durrësit, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është vënë në pranga me urdhër të SPAK pasi dyshohet për tre vepra penale,  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Veliaj u arrestua të hënën për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

Në lidhje me këto hetime, Erion Veliaj ka masën e sigurisë arrest në burg, bashkëshortja e tij arrest në shtëpi, biznesmeni Elman Abule arrest në burg, ndërsa 5 biznesmenë të tjerë kanë masën detyrim paraqitje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us