ZYRTARE/ Pak më parë u konfirmua largimi i tij nga Skënderbeu, Rashica prezantohet në ekipin e tij të ri

Ermir Rashica është larguar përfundimisht nga Skënderbeu dhe Kategoria Superiore, për të vazhduar karrierën e tij në ekipin e FC Metalist 1925 në Ukrainë.

Tashmë transferimin e djaloshit të Shpresave të Shqipërisë e ka bërë të ditur dhe vetë ekipi ukrainas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Futbollisti i ri me i mire ne Shqiperi, Ermir Rashica – lojtar i FC Metalist 1925”, shkruan ekipi i tij më i ri.

Rashica do të mbajë numrin 19 në fanellën e klubit të tij rë ri. Kontrata që do të mbajë të lidhur sulmuesin shqiptar me FC Metalist është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us