VIDEO/ Rey Manaj rikthehet si protagonist, “bomberi” kuqezi gjen golin e radhës në Turqi

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sivasspor po luan në transfertë përballë Gaziantep. Ndeshja e vlefshme për javën e 24-të të Superligëës turke është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin për të tijët. Në minutën e 27-të të sfidës, “bomberi” lushnjar ktheu në gol një 11-metërsh, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Një “sms” i fortë ky për trajnerin e Sivasspor, me të cilët marrrëdhëniet nuk janë edhe aq të mira. Kujtojmë se Manaj u përjashtua nga ekipi sfidën e fundit, për shkak se pati përplasje me arbitrin gjatë një zëvendësimi.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us