Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Në sfidat e vlefshme për javën e 23-të të këtij kampionati, janë shënuar 5 gola.
Burreli u mposht në shtëpi përballë Korabit, me dibranët që triumfuan me rezultatin 1-2. Në krahun tjetër, Pogradeci dhe Apolonia bënë paqe, duke barazuar 1-1.
Korabi shkon në kuotën e 25 pikëve dhe mbetet në vendin e 9-të, ndërsa Burreli me 37 pikë mban vendin e 4-t. Në krahun tjetër, Pogradeci në vendin e 6-të numëron 32 pikë, ndërsa Apolonia me 29 pikë mban vendin e 8-të.
BURRELI 2 – 1 KORABI (Marku 35′, Kryemadhi 78′ / Rrapin 80′)
Stadiumi: “Liri Ballaban”
Arbitër: Silvio Dyrmishi
Formacionet zyrtare:
BURRELI: Dreshaj, Xhakaj, Macedo, Ferruku, Murra, Hoti, Fetaj, Rroku, Koka, Muça, Sina.Trajner: Ditmar Bicaj.
KORABI: Marku, Sina, Shani, Kurti, Mziu, Marku, Zeqiri, Muça, Tola, Disha, Treni. Trajner: Agim Cana.
Ndeshja:
35′- Taulant Marku kalon ne avantazh Korabin.
Goli i Markut
78′ Kryemadhi dyfishon shifrat.
Goli i Kryemadhit
80′ Burreli ngushton shifrat me Rrapin.
Goli i Rrapit





