Vendosen 4 ekipet e para që kalojnë “play-off”, mësoni me kë mund të përballen Bayern, Club Brugge, Benfica dhe Feyenoord

Dje u vendosën 4 ekipet e para që kaluan fazën “play-off” të 1/16-ave të Champions League. Bayern Munich, Feyenoord, Club Brugge dhe Benfica janë skuadrat e kualifikuara.

Ndërkohë që shorti do të hidhet ditën e premte, janë bërë ndarjet paraprake për kundërshtarët e mundshëm.

Bayern Munich e pret një mes Bayer Leverkusen ose Atletico Madrid. Ndërsa Feyenoord e pret “ferri” i Inter ose Arsenal, një short tepër i vështirë për holandezët që eliminuan Milanin.

Në krahun tjetër, Club Brugge do të përballet me një mes Lille ose Aston Villas. Kurse skuadra e Benficas do ta ketë tepër të vështirë, pasi i pret Liverpool ose Barcelona.

Bayern Munich – Bayer Leverkusen / Atletico Madrid

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Feyenoord – Inter / Arsenal

Club Brugge – Lille / Aston Villa

Benfica – Liverpool / Barcelona

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us