Tensionet në marrëdhënien midis Volodymyr Zelensky-t dhe Donald Trump e administratës së tij në SHBA duken më të larta se kurrë më parë.
24 orë pas gjuhës së ashpër me të cilën Zelensky e Trump ju drejtuan përmes rrjeteve sociale njëri-tjetrit, nga SHBA ka ardhur një ultimatum për liderin e Kievit.
“Ata duhet të ulin tonet dhe ta shohin mirë dhe ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, tha Waltz për Fox News, duke iu referuar një marrëveshjeje kritike që kalon mineralet e Ukrainës te Uashingtonin.
“Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe kritika për mënyrën se si Trump po kryen bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme”, theksoi Waltz, duke nënvizuar se duhet pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, Waltz beson se të dyja palët mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të pajtohen pasi sipas tij Trump “i tha gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”.
Ndër të tjera, Waltz mohoi që aleatët e SHBA dhe Ukraina nuk ishin duke u konsultuar.
“Ka një term për këtë në diplomaci. Quhet diplomacia e anijeve, sepse sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”, tha ai në komentet e raportuara nga Reuters.





