Berisha paralajmëron: Do të organizohet po në atë Shesh mitingu i ‘funeralit’ të Edi Ramës! Ka zhvillime të shpejta shumë

Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e administratës së Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, duke e konsideruar si “funerali politik i Erion Veliajt”.

Berisha theksoi se po në atë shesh “është e afërt dita kur do të shohim mitingun e funeralit politik të Ramës”.

Kryedemokrati deklaroi se Rama ka filluar të mbajë miting funeralesh, por shtoi se do t’i kthehet në kokë, teksa u shpreh “shpresoj të jetë para 11 Majit, ka zhvillime të shpejta shumë”.

Sali Berisha: Në mënyrë absolute do të ndëshkohet si me votë më 11 Maj por edhe me ligj fill mbrapa.

Do të ndëshkohet për çdo krim elektoral. Ju garantoj se nëse ju dje patë, shqiptarët panë mitingun e funeralit politikë të Erion Veliajt, është e afërt dita kur do të shohim mitingun e funeralit politik të Ramës edhe po në atë shesh.

Lajme të tjera |  “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit” - Gazeta gjermane: Ivanka e zbuloi Sazanin me bikini...

Ai miting do të organizohet po në atë shesh ku organizoi mitingun e funeralit të Erion Veliajt. Ai filloi tani me miting funeralesh, atëherë do t’i kthehet në kokë. Ashtu ishte ai dje, më pëlqeu mua si miting, ishte i pëlqyeshëm. Në këtë mënyrë shpresoj të jetë para 11 Majit, ka zhvillime të shpejta shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us