“Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur!”, Tedi Blushi për zgjedhjet e 11 majit: Qendrimi indiferent duhet të marrë fund

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se ka mbaruar koha e eksperimenteve, referuar rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Në fjalën e tij nga “Konferenca Rinore”, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) Blushi vlerësoi figurën e presidentit të PL Ilir Meta, i cili prej muajsh tashmë ndodhet në qeli, duke u shprehur se është politikani që ka bërë me shumë të rinjtë, duke bërë që PL të quhet edhe partia e të rinjve.

“Meta hyri në politikë nga radhët e të rinjve kur ishte ende student. Meta është politikani që ka bërë më shumë se kushdo për të rinjtë e Shqipërisë, ndaj nga kjo konferencë rinore le t’i përcjellim sot përshëndetjet më të përzemërta, presidentit tonë, simbol i rezistencës, motivimit dhe luftës tonë të drejtë për fitoren më 11 maj të kauzave kombëtare dhe patriotike.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Ai e ka dëshmuar në të shkuarën dhe të tashmen se u ka dhënë hapësirë të rinjve më shumë se askush. Falë tij, PL mund të quhet sot edhe parti i rinisë. Shqipëria nuk ka më kohë për eksperimente dhe ju nuk keni më kohë për të humbur.
Koha për të qëndruar indiferent duket të marrë fund. Duhet të nisë epoka e të rinjve, ndaj në zemër të programit të saj, PL ka vendosur 5 prioritete”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us