VIDEO/ Barcelona rimerr kreun e LaLigës, katalanasit shpresojnë tashmë një gabim nga Real Madridi

Barcelona nuk zhgënjen në transfertë ndaj Las Palmasit duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Ishin Dani Olmo dhe Ferran Torres në pjesën e dytë që i dhanë fitoren skuadrës së Flick.

Ndërsa fragmenti i parë i kësaj sfide u mbyll në barazim pa gola. Kjo fitore i jep një plus të madh katalanasve pasi janë ngjitur në krye të renditjes së LaLigës.

Barcelona kryeson tabelën e kampionatit spanjoll me një pikë më shumë se Atletico dhe tre më shumë se Reali që ka një ndeshje për të luajtur.

Goli i Dani Olmo

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us