Lulzim Basha u përgjigjet akuzave të radhës të Sali Berishës.
Ai gjithashtu thotë se doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.
Basha më tej thotë se doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?
Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kujtojmë se ky reagim i fortë vjen, pasi gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha e sulmoi sërish Bashën.
“Tani, të komentoj unë për Taulant Ballën? Të komentoj për Lulzim Bravën është si të komentoj për Taulant Ballën. Nuk ia vlen! Se ai identitetin e tij ia fali Taulant Ballës, Ata u bënë një. Ky është komenti im në këtë rast”, tha ai.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.
A shkuan ata me dijeninë e tij?!
Janë të gjitha në dosjen McGonigal.
Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.
Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?
Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.





