Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka reaguar pas GJKKO-së, teksa ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se gjatë seancës është cilësuar si “ndyrësirë” nga prokurori i çështjes, Ols Dado.

Procesverbali zyrtar i GJKKO
SPAK ka publikuar dokumentet zyrtare të GJKKO-së dhe transkriptin e mbledhjes, teksa thekson se kjo seancë është dhe e regjistruar me audio dhe në asnjë rast nuk është përdorur termi fyes ndaj Erion Veliajt.
Në bisedën e publikuar nga SPAK, shihet teksa prokurori e cilëson si kërcënim publikimin e adresës së banesës së tij nga kryebashkiaku Veliaj.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, thuhet ne reagimin e SPAK.

Reagimi i VELIAJT
Me heret gjate dites, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar ditën e sotme (24 Shkurt) një pjesë të përplasjeve me prokurorin Ols Dado, që sipas tij, kanë ndodhur në sallën e gjyqit më datë 12 shkurt, kur u vendos konfirmimi i “arrestimit me burg”.
Nga transkriptimi që është publikuar nga Erion Veliaj, vihen re tonet e larta që kanë shoqëruar seancën në GJKKO.

Replikat sipas Veliajt





