VIDEO/ Nga mesfusha deri në zonën kundërshtare, Milot Rashica protagonist absolut në fitoren e Besiktas

Besiktas ka fituar në transfertë përballë Antalyaspor në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të të Kupës së Turqisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Corendon Airlines Park”, përfundoi me shifrat 1-2.

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, duke asistuar në golin e dytë dhe të fitores për të tijët. Në minutën e 76-të të sfidës, Rashica mori topin nga mesfusha dhe më pas pasoi tek Rafa Silva.

Topi i goditur nga ky i fundit përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë “shqiponjave” 3 pikë të arta. Ndryshe nga Rashica, Ernest Muçi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar me ekipin.

Asisti i Milot Rashicës

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us