VIDEO/ “Stuhi” golash në aktin e parë të Kupës, Atletico i heq fitoren nga duart Barcelonës në sfidën që prodhoi 8 gola

ka përfunduar një ndeshje e çmendur mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në barazim me shifrat 4-4 e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Fillimisht “colchoneros” që kalojnë në avantazh të dyfishtë nga dy gola të Julian Alvarez që në minutën e parë dhe Antoine Griezmann në minutën e gjashtë.

Megjithatë, Barcelona reagoi për dy minuta. Fillimisht Pedri në minutën e 19-të dhe më pas Cubarsi në të 21-ën që barazoi rezultatin. Ndërsa goli i përmbysjes erdhi nga Inigo Martinez në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Lewandowskiishte ai që realizoi të katërtin për Barcelonën në këtë takim. Atletico mblodhi sërish forcat me Llorente që ngushtoi diferencat.

Kur ndeshja ishte drejt përfundimit, madrilenët barazuan gjithçka me anë të Sorloth një minutë përpara pëfundimit të takimit. Takimi i kthimit në “Metropolitano” më datë 2 prill do të vendosë ekipin që do të kalojë në finale.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Goli i Alvarez

Goli i Lewandowski

Goli i Sorloth

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us