“SPAK do ta reformoj me Venecian”/ Berisha: PD s’do të bashkojë votat me Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase që lidhet me sistemin e drejtësisë. Në një deklaratë të tij, Berisha ka theksuar se Edi Rama ka tentuar të krijojë një krahasim mes qëndrimeve të tij dhe qëndrimeve të PD-së për prokurorët, por se ky është një krahasim i gabuar. Sipas tij, PD ka një platformë të qartë dhe nuk do të bashkëpunojë me Ramën për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Berisha shtoi se Shqipëria nuk mund të ketë një prokurori politike dhe se reforma duhet të bëhet përmes Komisionit të Venecias. Ai theksoi se PD është e angazhuar për luftën ndaj korrupsionit dhe se asnjëherë nuk do të mbështesë veprime që mund të mbrojnë korrupsionin.

Kreu i selisë blu kujtoi se Universiteti i Kamzës hetohej për një laborator që nuk ekziston, duke e lidhur edhe me inceneratorët. Kurse për çështjen e drejtësisë, Berisha iu përgjigj Ramës në distancë në lidhje me çështjen e “fishkëllimës për të shkrirë SPAK”, duke i qëndruar idesë se nuk i bashkon votat me kreun e PS kundër drejtësisë, pasi PD do bëjë reformimin e saj nëpërmjet Komisionit të Venecias.

Lajme të tjera |  Protesta e 5-të për Zvërnecin! Vargu i qytetarëve s'ka fund...fëmijë e gra në rresht të parë: Revolucion, dorëheqje

“Deri tani SPAK e ka mbrojtur Edi Ramën për dosjen McGonigal, tani nuk fshihet dot më, edhe të shesë të gjithë Surrelin. Tani do ketë drejtësi tjetër. Reformim me Komisionin e Venecias. Nuk do ketë prokuroi politike. Jo duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror. Nuk bashkojmë votat për asnjë veprim ndaj drejtësisë, do e reformojmë me Komisionin e Venecias”, tha ai.

Ish-kryeministri shprehu gjithashtu pakënaqësinë ndaj mbledhjes së PS-së, duke e quajtur atë si tragjikomike dhe duke akuzuar figurat politike të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Sipas Berishës, qëndrimi i PD-së është i qartë: zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe një program i drejtuar për të mirën e shqiptarëve.

Kreu i PD Sali Berisha: Edi Rama përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij prej kryehajduti ndaj prokurorëve me qëndrimet tona.

Jo, është krejtësisht tjetër.

Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

Lajme të tjera |  "Falë tij nuk do ketë pasoja negative për natyrën" - Rama prezanton arkitektin e Zvërnecit: Po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë...

Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike.

Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.

Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror, as në avokat dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të bashkohet me cilindo qoftë në mbrojtje të korrupsionit.

Ai e shndërroi grupin e hajdutëve, se imagjinoni çfarë gëzimi kishte aty, Bushka në një anë, Lubia në anën tjetër, Taulanti në anën tjetër, Damiani atje ku ishte i ulur, Ulsiu kërcente nga gëzimi kur dëgjonte rektorin.

Mor zoti Sallaku, a e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve ti? Kujt i qahesh ti?

Pra, të gjithë këta janë të përfunduar.

Këta janë të marrë fund dhe këta të mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us