Po shkëlqen me Egnatian, Ujka: Ftesë nga Kombëtarja? Është herët, por dua të shkoj për t’u mos u kthyer më

Egnatia është gjysmëfinalistja e 3-të në Kupën e Shqipërisë pas Partizanit dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit barazuan sot 2-2 me Bylisin, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë kalon Egnatian më tej në këtë kompeticion. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Serxho Ujka.

“Në fillim të kampionatit nuk e kisha të lehtë të përshtatesha, por tani jam futur në mekanizmat e ekipit, por tani jam mësuar me këtë gjë. Pozicioni? Jam mesfushor në rolin tim, mesfushor qendror. Por ndeshjet e fundit kam luajtur winger, por kjo është situata dhe pozicioni që më jepet.

Kombëtarja? Nuk e besoj se është momenti për ftesë nga Kombëtarja. Kam 5 muaj që luaj, që kam performuar. Normalisht që është një ëndërr, çdo lojtar shqiptar e ëndërron. Por nuk është momenti për t’u ftuar në Kombëtare.

Është e parakohshme, pasi duhet të shkosh atje në momentin e duhur. Dua të shkoj dhe të mbetem atje, dhe jo të shkoj e të kthehem përsëri. Disa lojtarë kanë shkuar dhe janë kthyer, nuk kanë shkuar më”, është shprehur Ujka.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us