VIDEO/ Përmbyset rezultati i sfidës së parë, Dinamo “shpartallon” Skënderbeun në Korçë dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

Skënderbeu 0 – 4 Dinamo (2-4) (Nasto *ag* 30′, Mandela 90+4′, Qardaku 94′, Zabërgja 115′)

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale.

Koha e rregullt e kësaj sfide përfundoi 0-2 në favor të “djemve” të Ilir Dajës, me autogolin e Nasto dhe golin e shënuar nga Mandela. Kjo bëri që sfida të shkonte në shtesën e madhe 30 minutëshe.

Pikërisht në shtesë, Dinamo bëri atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Qardakun dhe Zabërgjën.

Kështu, dinamovitët bëhen gjysmëfinalistët e katërt, pas Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Emanuela Rusta

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU:
Rroku, Markos Ramos, Ukici, Zenullari, Çuçka, Nasto, Janaqi, Akpama, Shefiti, Felipe, Frenklin. Trajner: Ernest Gjoka.
DINAMO: Teqja, Dita, Aliji, Meksi, Lorran, Goudiaby, Qefalija, Bregu, Zabërgja, Nani, Vila. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
115′ GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.

94′ GOL DINAMO! Shënon Qardaku.

90+9′ Ndeshja shkon në shtesën 30 minutëshe.
90+4′ GOL DINAMO! Shënon Mandela.

83′ Kapiteni Ramos largohet me karton të kuq, Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.
30′ GOL DINAMO! Nasto shënon autogol.

7′ Zabërgja rrëzohet në zonë, por për arbitren Rusta nuk ka penallti.

1’ Shkelmohet topi i parë në Korçë, nis sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us