ZYRTARE/ Vendim surprizues, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rinovon kontratën me ekipin e tij

Ivan Balliu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Rayo Vallecano në LaLiga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin spanjoll, duke vazhduar të kontribuojë për ta.

Kontrata e re e Balliut do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ndërkohë që 33-vjeçari ka pranuar kushtet e klubit spanjoll, duke mos menduar largimin në merkaton e ardhshme verore.

Kujtojmë se Ivan Balliu është pjesë e Vallecano që prej korrikut të vitit 2021. Ai u transferua nga Almeria me parametra zero pasi i kishte përfunduar kontrata. Ndërkohë që këtë sezon, Balliu është aktivizuar në 21 ndeshje, me një total prej 1067 minutash.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us