Erdhi me bujë të madhe në Europë, sulmuesi i Barcelonës do të rikthehet në vendlindje

Vitor Roque do të largohet përfundimisht nga futbolli europian për t’u rikthyer në Brazil. Sulmuesi 20-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e Real Betis, tek të cilët ishte i huazuar nga Barcelona.

Tashmë largimin e Roque e ka zyrtarizuar vetë Real Betis përmes një komunikimi në faqen e tyre zyrtare.

Vitor Roque do të transferohet nga Barcelona në Palmeiras,  për një shifër 25.5 milionë euro, ku mund të shtohen dhe 5 milionë euro bonuse. Braziliani u ble nga katalanasit me bujë të madhe janarin e vitit të kaluar, por nuk arriti potencialin e tij dhe tashmë po kthehet në vendlindje.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us