“Mos hajde ti, nuk na duhesh” – Donald Trump refuzoi të priste Zelensky-n të premten, e bindi Macron

Sipas rrjetit francez të lajmeve, BFM TV, Shtetet e Bashkuara i dërguan një mesazh dje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i thënë që të mos vinte në Uashington të premten për nënshkrimin e “Marrëveshjes Minerale” siç ishte planifikuar fillimisht.

Kështu, duke bërë që Zelensky të kontaktojë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili raportohet se foli me presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe e bindi atë të lejojë Zelensky të marrë pjesë në nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë.

Vetë Trump ndërkaq, vetëm dje ka bërë me dije se do ta nënshkruajë marrëveshjen e arritur me Ukrainën për shfrytëzimin e mineraleve të premten, kur në Shtëpinë e Bardhë të mbërrijë homologu i tij, Volodymyr Zelensky.

“Do të jetë një marrëveshje shumë e madhe për tokat e rralla dhe gjëra të tjera. E gjitha është përpunuar. Ne jemi të lumtur për këtë. Ne gjithashtu do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndaluar vrasjen e njerëzve”, tregoi Trump gjatë një fjale për gazetarët.

Lajme të tjera |  “U bë bajat, bën batuta si të mbulojë dështimet”, Berisha-akuza partive të reja: Duan të zgrapin vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

Ai po ashtu shprehu bindjen se SHBA-të do të marrin mbrapsht gjithë investimin që kanë bërë përmes fondeve në luftën në Ukrainë.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se shpreson që një marrëveshje fillestare për mineralet me SHBA-të “do të çojë në marrëveshje të mëtejshme”, por konfirmoi se ende nuk është rënë dakord për garanci amerikane të sigurisë. Marrëveshja u referua më shumë si një “kornizë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us