Rikthehet te Barcelona? Lionel Messi “vulos” të ardhmen

Lionel Messi siç duket nuk ka ndërmend të largohet nga Inter Miami, pavarësisht se ditët e fundit u përfol se mund të ketë një rikthim në Barcelonë. Argjentinasi me shumë gjasa do të zgjasë bashkëpunimin me amerikanët të paktën edhe për disa sezone.

Sipas “Sport” bëhet me dije se palët janë duke punuar për diçka të tillë dhe siç duket gjasat janë të mëdha që “Pleshti” të vazhdojë të luajë në MLS. Përshtatja dhe paraqitjet e tij në MLS kanë qenë mjafgt pozitve dhe në këtë pikë nuk dëshiron të ndryshojë sërish ambient.

Padiskutim që ky është një lajm që mërzit tifozët e Barcelonës, të cilët për një moment nisën të ëndërronin për rikthimin e idhullit të tyre në “Camp Nou”.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us