Samiti në Londër/ Kryeministri Starmer tregon çfarë u ra dakord: Do të forcojmë Ukrainën! Plani do t’i paraqitet SHBA-ve

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka folur në përfundim të Samitit të mbajtur me liderët europian në Londër, duke shpjeguar se çfarë u dakordësua në lidhje me Ukrainën.

Starmer tha se do të përgatitet një plan konkret i paqes dhe do t’i paraqitet edhe SHBA-ve.

Starmer njofton se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të lejojë Ukrainën të përdorë 1.6 miliardë paund nga financimi i eksportit të MB-së për të blerë më shumë se pesë mijë raketa mbrojtëse ajrore. Ai thotë se këto raketa do të prodhohen në Belfast, duke krijuar vende pune në sektorin e mbrojtjes në MB.

Qëllimi, sipas tij, është që Ukraina të jetë në një pozicion sa më të fortë, në mënyrë që të negociojë nga një pozitë force.

Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë përgjegjësinë dhe duke përmbushur pjesën e vet.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Kryeministri deklaroi se liderët në samit ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm:

1-Të vazhdojë furnizimi me ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë luftës dhe të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë.

2-Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo bisedim paqeje.

3- Në rast të një marrëveshjeje paqeje, liderët evropianë do të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm të Ukrainës nga Rusia.

4-Do të krijohet një “koalicion i të gatshmëve” për të mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar paqen në vend.

Samiti në Londër/ Kryeministri Starmer tregon çfarë u ra

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us