“Ne nuk na bën punë një pikë, na duhen 3”, Gjoka: Nëse do i hiqja sulmuesit Elbasani do na sulmonte më shumë

Elbasani dhe Skënderbeu u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të ndeshjes.

“Ne nuk na bën punë një pikë na duhen 3. Janë disa momente që duhet të sakrifikojmë. Nëse do të hiqnim sulmuesit Elbasani do të na sulmonte më shumë. Bismarku është shumë i rëndësishëm për ne dhe skuadra i përshtatet shumë. Sot ishim pak më të butë se herët e tjera, ishte ndeshje e vështirë.

Sabo dha një asist shumë të mirë për Nasr që po të kishte interpretuar mirë, mund të kishim shënuar që në pjesën e parë. Mesa duket, figura e Bismark është e fortë dhe me agresivitet.”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera |  KONFIRMOHET nga eksperti i merkatos, Real Madrid rikthen ish-trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us