2 rikthime me “peshë” për Bylisin, por Mezani humb liderin e ekipit para Dinamos

Bylisi pas fitores spektakolare me Teutën synon një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm ndaj Dinamos. Ballshiotët i janë larguar ndjeshëm zonës së “Play-Out”, por në Ballsh duan sërish pikë për të mos rrezikuar asgjë.

Kundërshtari i radhës është më i vështirë se durrsakët dhe për këtë Gentian Mezani është në dijeni të plotë. Timonieri a vazhduar intensivisht përgatitjet me skuadrën në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për dinamovitët.

Lajm i mirë për Mezanin është rikthimi nga pezullimi i 2 titullarëve. Ofori dhe Përgjoni do të marrin vendin e tyre në formacion, duke ia bërë më të lehtë lojën në mesfushë.  Ndërkohë ka edhe lajme jo të mira për trajnerin e ballshiotëve.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Erik Berko do të jetë mungesa e madhe e tyre ndaj ekipt të Ilir Dajës. Golashënuesi i skuadrës nuk do të mund të luajë ndaj dinamovitëve për shkak kartonësh dhe do të jetë i pezulluar. Mbetet të shihet se te kush lojtarë do të mbështet Mezani në mungesë të Berkos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us