NOTA/ Ish-yjet e Tiranës dhe Partizanit protagonistë, Hatayspori mposht gjigantin turk (VIDEO)

Hatayspor ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Trabzonspor me rezultatin 2-1 ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës turke.

Ekipi i Visar Bekaj dhe Massanga Matondos arriti të marrë këtë fitore ndaj një kundërshtari tepër të vështirë në transfertë. Ish-mesfushori i Partizanit arriti të bëhet protagonist duke arritur të shënojë një gol, duke u vlerësuar me notën 7.6 si më i miri i ekipit të tij.

Nga ana tjetër, ish-portieri i Tiranës që pësoi vetëm një gol dhe reagoi në shumë raste, është vlerësuar me notën 7.2 në këtë takim. Ish-yjet e klubeve kryeqytetase në Shqipëri i dhanë një fitore të madhe Hataysporit ditën e sotme.

Lajme të tjera |  FORMACIONET ZYRTARE të Torino-Inter, Simone Inzaghi vendos për Asllanin

Goli i Massanga Matondo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us