Nga protesta kundër arrestimit të babait të saj, Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e PD, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat. Ajo tha se Berisha është i gatshëm që ta drejtojë PD-në nga çdo mase sigurie që do të vihet ndaj tij.
Argita Malltezi: Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën.
A do mundet Berisha të drejtojë PD nga arresti?
Malltezi: Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë.
Nëse do të kërkohet nga demokratët, a do të futeni ju në garë?
Malltezi: PD është njuë strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime.
Nëse do të hapej gara do të bëheshit pjesë?
Malltezi: Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia.