Afera ‘Partizani’/ Berisha shkel vendimin e gjykatës, refuzon sërish të paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës. Ish kryeministri do të duhej të paraqitej këtë të hënë para SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani.

Do të jenë prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai që pritet të marrin një vendim për thyerje të masës për herë të tretë të vendimit të gjyqtares Irena Gjoka.

Sipas Kodit të Porcedurës Penale, për personat që thyejnë masën e sigurisë parashikohet një më e rëndë.

Në rastin e Berishës, ndaj të cilit është vendosur ‘detyrim paraqitje’, mund të vendoset masa e arrestit shtëpiak. Megjithatë, do të shihet në orët në vijim nëse do të ketë një vendimmarrje për thyerje të masës së sigurisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us