Aksident i rëndë në Lushnjë, mjeti del nga rruga dhe bie në kanal! Shoferi bllokohet brenda

LUSHNJË– Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Zhym të Lushnjës. Raportohet se një makinë, e cila drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë ka mbetur i bllokuar në mjet Allkanjari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Më pas është dërguar në gjendje të rëndë shëmdetësore në spital.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Lajme të tjera |  Opozita po humb thellë, reagon Berisha: Mirënjohje komisionerëve, do të flas kur të përfundojë numërimi i votës së fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us