Aksidenti i rëndë te Liqeni i Badovcit, mbetën të vdekur 3 të rinj 21-vjeçarë

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë, kur një veturë ka rënë në liqenin e Badovcit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë vdekur.

Ajo shtoi se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”

Ndërkaq Sinjali raporton se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeçare që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Po ashtu kjo media raporton se trupat e dy viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us