ALARMI: Rastet me kancer do të rriten me 20% në Europë deri në 2045

Numri i rasteve të reja me kancer në Europë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme. Shifrat janë publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin. Numri i rasteve të reja me kancer në Europë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme. Shifrat janë publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, shkruajnë mediat e huaja.

Në rang global, numri i rasteve me kancer do të rritet me 55% nga viti 2022 deri në 2045. Më konkretisht, nga thuajse 19.9 milionë raste me kancer që janë raportuar në vitin 2022, në vitin 2045 pritet që të jenë 30.9 milionë raste të diagnostikuara.

Lajme të tjera |  Si ndikoi efekti “Dash Sula” në rritjen e ndjeshme të votave për PS në disa bashki të qarkut Elbasan

Shifrat janë bërë publike disa ditë përpara Ditës Botërore të Kancerit dhe theksojnë nevojën për të adresuar pabarazinë në shpërndarjen e burimeve për ta luftuar sëmundjen. Ndër faktorët që po kontribuojnë në rritjen përfshijnë plakjen e popullsisë, duhanin , alkoolin dhe obezitetin, si dhe ndotjen e ajrit, tha agjencia.

Aktualisht, rreth një në pesë njerëz zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth një në nëntë burra dhe një në 12 gra vdesin prej tij. Me rritjen e rasteve, vdekshmëria nga kanceri do të rritet gjithashtu nga rreth 9.7 milion njerëz në 2022 në 16.6 milion njerëz globalisht në 2045.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us