Amaneti i Janullatosit, trupi i tij do të prehet në Shqipëri

Trupi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij.

Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e të shtunës në moshën 95-vjeçare, teksa po kurohej në një spital të Athinës.

Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës./a2

Lajme të tjera |  Rezultatet e Exit-Poll-eve, Nazarko: Deri tani, Vetëvendosje nuk e formon dot qeverinë e vetme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us