Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato: Shqipëria rol kyç në rajon

Shqipëria luan një rol kyç në rajon”, kështu deklaroi Ambasadori i ri i Bashkimit Europian i emëruar në Tiranë Silvio Gonzato. Ai mbajti fjalimin e parë një një tryezë të organizuar në kryeqytet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Silvio Gonzato: Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Po ashtu Ambasadori vlerësoi dhe pozitën euroatlantike të Shqipërisë në rajon.

Silvio Gonzato: Qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së, pa asnjë diskutim. Një tjetër kontribut që mund të japë Shqipëria është roli kyç në Rajon, çka vlerësohet shumë si një faktor shënjues për stabilitetin në Rajon.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Silvio Gonzato u emërua si Ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë 6 ditë më parë. Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Po ashtu ai ka shërbyer më parë si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us