Analiza e DW: Çfarë do të ndryshojë për qytetarët në vitin 2024?

Me fillimin e vitit 2024 do të hyjnë në fuqi shumë reforma dhe ndryshime në ligje, të cilat ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Ja çfarë po ndryshon.

Shtesat e ndihmave sociale

Që nga 1 janari, më shumë se pesë milionë përfitues të ndihmës sociale (Bürgergeld) do të marrin mesatarisht 12 për qind më shumë para. Për beqarët, shuma e kësaj ndihme rritet me 61 euro dhe do të arrijë në 563 euro në muaj. Të rriturit që jetojnë me një partner do të marrin 506 euro dhe për çdo fëmijë, në varësi të moshës, nga 357 deri në 471 euro.

Shtesa për fëmijë

Ndihma për fëmijë (Kinderzuschlag) u jepet prindërve që punojnë në Gjermani, por kanë paga të ulëta. Shuma maksimale që mund të merret do të rritet nga 250 në 292 euro, në varësi të të ardhurave dhe pasurive të mundshme.

Kufi më i ulët të ardhurash për përfitimin e lehonisë

Kufij më të ulët për të ardhurat për përfitimin e së drejtës për pagesa gjatë lehonisë (Elterngeld) do të zbatohen së shpejti për prindërit që nuk punojnë ose kanë reduktuar orarin e punës pas lindjes së një fëmije. Deri tani këtë kompensim mund ta merrnin prindërit, të ardhurat e të cilëve, nuk i kalojnë 300 mijë euro në vit, ndërsa për prindërit që jetojnë vetëm me fëmijë, nëse nuk fitojnë më shumë se 250 mijë euro. Nga prilli i vitit 2024, ky kufi për çiftet do të ulet fillimisht në 200 mijë të ardhura vjetore, ndërsa nga prilli i vitit 2025 në 175 mijë euro. Për prindërit e vetëm, kufiri prej 150,000 euro hyn në fuqi nga prilli.

Rriten ndihmat për fëmijë
Kujdesi për fëmijët e sëmurë

Prindërit e punësuar, të cilët janë të siguruar ligjërisht, nga viti 2024 kanë të drejtën e pagesës për kohën sa kujdesen për fëmijët e sëmurë (Kinderkrankengeld) deri në 15 ditë, pra të dy 30 ditë. Ndërsa nëse me fëmijën jeton vetëm një prind ka të drejtë të paguhet deri në 30 ditë. Deri më tani kanë qenë 10, përkatësisht 20 ditë.

Lajme të tjera |  Gati plani për nesër! Bardhi s'jep detaje për aksionin e opozitës: Nesër do të jemi në Kuvend

Rritja e pagave minimale

Nga viti 2024, paga minimale e përcaktuar me ligj do të rritet nga 12 në 12.41 euro bruto për një orë punë. Gjithashtu është planifikuar një rritje në 12.82 euro për një orë punë në vitin 2025. Kjo rrit shumën maksimale të lejuar për punonjësit me punën e ashtuquajtur minimale ( Minijob) nga 520 ne 538 euro. Ky është edhe kufiri i fitimeve, mbi të cilin nuk paguhen taksat dhe kontribute të tjera. Edhe paga minimale për përgatitjen profesionale (Azubi) në vitin e parë do të rritet me 4.7 për qind, në gjithësej 649 euro. Por këtu mund të ketë përjashtime përmes kontratave tarifore.

Baza më e lartë pa taksa

Në vitin e ri 2024 do të rritet edhe baza e patatueshme (Grundfreibetrag), gjegjësisht shuma e të ardhurave për të cilat personi nuk është i detyruar të paguajë tatimin – nga 10.908 në 11.784 euro. Do të rritet edhe baza pa taksa për fëmijë (Kinderfreibetrag) nga 6.024 në 6.612 euro. Është rritur edhe kufiri i të ardhurave me të cilin paguhet taksa më e lartë (Spitzensteuersatz), nga 62.810 në 66.761 euro.

Të moshuarit
Shtesa e ndihmës dhe kujdesit (Pflegegeld) rritet me pesë për qind, që në varësi të nivelit të nevojës do të thotë 16 deri në 45 euro më shumë në muaj. Lehtësime do të ketë edhe për personat që kanë nevojë për kujdes dhe që qëndrojnë në shtëpi për të moshuarit: shtohen shtesat e kujdesit nga pesë deri në dhjetë për qind, në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit në institucion.

Rritja e moshës së pensionit

Mosha ligjore e pensionit në vitin 2024 është 66 vjeç. Kjo vlen për të lindurit në vitin 1958 e më parë. Për ata që kanë lindur më vonë, kufiri i moshës do të rritet me dy muaj në vit, që do të thotë se ata do të punojnë më gjatë.

Lajme të tjera |  “Largohuni tani!”- Uragani Milton do të godasë Floridën orët në vijim, priten stuhi kërcënuese për jetën! Evakuohen miliona njerëz

Rregullat e reja të ngrohjes për ndërtimet e reja

Sa i përket energjisë, konsumatorët duhet të llogarisin me kosto më të larta. Nga viti 2024 do të hyjë në fuqi Ligji për Ngrohjen, sipas të cilit vetëm ato sisteme ngrohjeje që përdorin të paktën 65 për qind të energjisë nga burime të rinovueshme mund të instalohen në ndërtesat e reja të banimit brenda zonave të reja të ndërtuara. Në shumicën e rasteve, këto duhet të jenë pompa për ngrohje.

Kostot më të larta për CO2 dhe heqja e stimujve për makinat elektrike

Sasia e të ashtuquajturave taksa e CO2, do të thotë taksa mbi energjinë nga burimet që dëmtojnë klimën, do të rritet nga janari. Nga 1 janari kostoja shkon në 45 euro për ton, që do të thotë se do të shtrenjtohen karburantet, nafta ose gazi për ngrohje. Për shkak të boshllëkut në buxhetin e shtetit, nga 1 janari hiqet frenat shtetërore për çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit. Por për shkak të rënies së çmimeve në treg, ato gjithsesi nuk luanin më asnjë rol për shumicën e konsumatorëve. Në vitin 2024 nuk do të ketë më subvencione të shtetit, i ashtuquajturi Umweltbonus, për blerjen e një makine elektrike.

Rritja e TVSH-së në gastronomi

Në vitin e ri do të shtrenjtohen edhe daljet në restorante dhe kafene. Nga 1 janari, do të ritkthehet norma e rregullt e TVSH-së në 19 për qind për gastronominë, në vend të shtatë sa ka qenë deri tani.

Ndryshimet e tjera

Nga 1 janari mjekët janë të detyruar të lëshojnë receta elektronike. Do të ketë ndryshime edhe për kthimin e ambalazheve polastike. Nga janari në Gjermani do të futet një pasaportë elektronike për fëmijë, me një kohëzgjatje më të gjatë dhe me mundësinë e përdorimit të saj për udhëtime në mbarë botën. Pasaporta e mëparshme e fëmijëve nuk kishte çip sigurie, kështu që lëshohej vetëm për një vit dhe nuk njihej në disa vende./DW

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us