Arkivat e Mbretërisë së Bashkuar: Tony Blair u këshillua që të punonte me UÇK-në, pavarësisht hezitimeve që kishte për organizatën

Tony Blair u këshillua të punonte me Ushtrinë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht se thuhet se besonin që ata [UÇK-ja] nuk ishin “shumë më të mirë se serbët”. Por, Blair po kërkonte t’i jepte fund krimeve kundër njerëzimit nga serbët, thuhet në dokumentet e Arkivit Kombëtar britanik të zbuluara të premten.

Blair, në atë kohë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kishte drojë të madhe të shfaqet shumë pranë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftonte kundër forcave nacionaliste serbe të udhëhequra nga Sllobodan Milosheviq, shkruan theguardian.

“Në përgjithësi, pikënisja jonë në një konflikt si ky duhet të jetë se armiku i armikut tuaj është miku juaj”, thuhet në këshillën që i është dhënë Blairit.

Lajme të tjera |  Plas sherri në KUVEND/ Vokshi-Ndrecës: Kujt i thua rrugaçe ti? Si s’të vjen turp! Deputeti i PS: Nuk pyes për...

Në një letër të përgatitur nga John Sawers, këshilltar për marrëdhënie të jashtme i Blairit dhe më vonë kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës, thuhej se “ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”.

Në letrën, dërguar Blairit dhe ndihmësve të tij të lartë, Sawersi vlerëson se do të ishte e pamundur të çarmatoset UÇK-ja pas konfliktit. Në vend të kësaj, këshilloi ai, do të ishte më mirë të punohej me organizatën për t’i shpallur zgjedhjet.

Lajme të tjera |  Mbyllet protesta e opozitës, Flamur Noka: Narko-shteti është duke u dridhur sot! Revolta do vazhdojë

Në fund të letrës, lëshuar nga Arkiva Kombëtare e Zyrës së Kabinetit, një ‘dorë anonime’ ka shkruar, “jam dakord”.

Në shënim bëhet i qartë ankthi që brenda Mbretërisë së Bashkuar ka ekzistuar në lidhje me natyrën dhe shtrirjen e përfshirjes së vendit në konfliktin brutal që u zhvillua në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Ndërhyrjet e NATO-s përfshinë sulme ajrore kundër forcave të Milosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 duke u gjykuar për krime lufte.

Mbretëria e Bashkuar, nën udhëheqjen e Blairit, më pas do të bëhej një ndër mbështetësit kryesorë të UÇK-së nën udhëheqësin e atëhershme të Hashim Thaçit.

Ekipi i Blair-it nuk ka pranuar të komentojë dokumentet e Arkivit Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us